Pinot Noir

Pinot Noir është lloj i rrushit që kultivohet në tërë botën dhe natyrisht edhe në Kosovë. Në dallim nga llojet e tjera të rrushit Pinot Noir si llojë e vere që është vështirë për tu punuar.

Vera Pinot Noir cilësohet si verë e thatë, me trup dhe taninë të butë.

Ka ngjyrë të kuqe, shije të këndshme dhe aromë frutash të malit.

Pinot-in shumë njerëz e kanë cilësuar si verën më romantike me të cilën lehtë bien në dashuri.

Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 17 C deri 20 C.

Tanina e ulët e verës mundëson kombinim të shkëlqyeshëm me shumë ushqime. Zgjidhjen bëjeni vetë.