Çështë Eko ?

Historiku

Eko është markë vendore e verërave të prodhuara në Rahovec. Eko do të thotë: ekologjik, ekonomik, cilësi të lartë, shije fantastike, zgjedhje me kujdes e rrushit, fanatizëm në vlera cilësore.

Eko është markë e familjes Hoxha nga Rahoveci, familje kjo me traditë shumëvjeçare në kultivimin e rrushit dhe prodhimit të verërave dhe rakisë.

Përveç vullnetit për punë, familja Hoxha ka shumë profesionalizëm në vetë veprimtarinë afariste. Ka dhënë dy agronom shumë suksesshëm, të cilët me tërë çenjën i jan kushtuar prodhimit të verërave dhe rakisë. Me kalimin e kohës prodhimi është rritur dhe sot familja Hoxha ka rreth 300.000 litra kapacitete prodhuese. Planifikohet që në vitin 2012 kapacitetet të dyfishohen me çka tregon se në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar do të ketë më shumë verë të mirë.

Familja Hoxha synon të bëhet prodhuesi më i madh i verërave dhe rakisë në vend. Sot vera EKO është e pranishme në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Austri, Zvicër dhe Gjermani.

Familja Hoxha është përfaqësuese e mirë e Kosovës në rajon dhe në Europë.