MERLOT
Merlot ka prejardhje nga Franca dhe njihet ndër verërat më të përhapura në botë. Tanina e ulët e bën këtë verë tejet të konsumueshme. Karakterizohet si verë e thatë, me shumë ekstrakte rrushi dhe me aromë frutash mali.Kombinohet me shume lloje ushqimesh, që verërat tjera nuk e kanë. Ka trup mesatar dhe ngjyrë të kuqe rubini. Fermentimi i verës EKO MERLOT bëhet në mënyrë tradicionale me reçetë të vjetër, duke mundësuar kështu ruajtjen e të gjithave polifenoleve bimore, të cilët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut.Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 17 C deri 20 C.
Më së miri kombinohet me mish të pjekur, kërpudha dhe sallata